MONDAY 06 SEPTEMBER_SHORT 2010
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default style
  • green style
  • red style
Ju jeni ketu: Home

 

English French Albanian Turkish
listen with Window Media Player   listen with Winamp   listen with iTunes   listen with RealPlayer
Facebook MySpace Twitter Digg Delicious Stumbleupon Google Bookmarks RSS Feed 

 Sllovenët zbusin papunësinë e Skenderajt

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, thotë se projekti për Parkun Teknologjik do të prodhojë vende të reja të punës, me çka do të zbutet sadopak papunësia, kur dihet se ajo ndodhet në një shkallë të shumë e lartë. Do të hapen 33 biznese dhe 366 vende te reje të punës.



Skenderaj, 25 shtator – Tridhjetë e tri biznese, të huaja dhe vendore, do të hapen në Parkun Teknologjik, në zonën e ish Fabrikës së Municionit në Skenderaj, i cili do të ndërtohet me investim të kompanisë së njohur sllovene Tehnopolis të Celjes. Realizimi i këtij projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të hapen 366 vende të reja të punës. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, shprehet se projekti për Parkun Teknologjik do të prodhojë vende të reja të punës, me çka do të zbutet sadopak papunësia, kur dihet se ajo ndodhet në një shkallë të shumë e lartë. “Projekti për Parkun Teknologjik, i cili do të ndërtohet me financimin e Tehnopolisit të Sllovenisë do të prodhojë vende të reja të punës. Pasi që të përfundojë projekti dhe të vendosen bizneset është planifikuar të hapen 366 vende të reja të punës, që për ne ka vlerë të jashtëzakonshme, pasi që, siç dihet tashmë, shkalla e papunësisë në komunën e Skenderaj është më e larta në vend”, ka thënë kryetari Lushtaku, një ditë pas nënshkrimit të kontratës me përfaqësuesit e Tehnopolisit nga Celja e Sllovenisë. Sipas Ylber Morinës, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit për komunën e Skenderajt, bazuar në kontratë, sllovenët janë obliguar që brenda dy muajve ta hartojnë projektin detaj dhe të pajisen me leje të ndërtimit. “Sllovenët brenda 60 ditëve janë të obliguar që ta hartojnë projektin detaj dhe të pajisen me leje ndërtimore, ndërkohë që pas 30 ditëve do t’i fillojnë punët për ndërtimin e Parkut Teknologjik”, është shprehur të premten drejtori Morina, sipas të cilit Parku Teknologjik ka kapacitet për 33 biznese, kurse e tërë procedura e vendosjes se tyre do të zhvillohet përmes sllovenëve, gjë që, sipas Morinës, është pozitive për faktin se mendohet se do të vijnë biznese të jashtme me kapacitete të mëdha investimesh. Në këtë kuadër, sipas tij, edhe bizneset vendore do të mund të vendosen në Parkun Teknologjik. “E gjithë procedura e vendosjes së tyre shkon nëpërmes të sllovenëve, gjë që është pozitive, pasi që mendohet se do të vijnë biznese të jashtme ma kapacitete të mëdha investimesh. Por edhe bizneset vendore mund të vendosen në Parkun Teknologjik”, ka thënë drejtori i DUMA-s, Morina, duke njoftuar se bëhet fjalë për biznese prodhuese. Ai ka siguruar se bizneset do të kenë lehtësira për pesë vitet e para të zhvillimit të veprimtarisë së tyre, duke u liruar nga taksat komunale. Qëllim i Komunës së Skenderajt, sipas drejtorit Morina, është që të joshën investitorët e huaj, por edhe vendorë. Ai vlerëson se me funksionimin e Parkut, do të zbutet papunësia në komunën e Skenderajt, e cila sipas shënimeve në Zyrën Komunale të Punësimit, është 50 për qind.Jeton Rushiti

 

 

 

Borxhet e shpenzuesve per ujin e pijshem 627.375 euro


Ilaz Halili, drejtor i Ujesjellesit Rajonal, njesia ne Skenderaj, ka thënë së deri më tash kanë aplikuar vetem shkyqjet kolektive, ndërsa pas kremtes së Bajramit të Madh do të aplikohet edhe shkyqja individuale. "Gjatë shkyqjeve individuale do ta kërkojmë asistencën e policisë“, ka deklaruar Halili, sipas të cilit, Lagjja 1 dhe fshatrat Klinë e Ulët dhe Tërnafc kanë 226.577 euro, Lagjja 2 me fshatrat Klinë e Mesme, Braboniq dhe Koshtovë kanë 165.188 euro, Lagjja 3 me fshatrat Klinë e Epërme, Lagjja Jasharaj, Lagjja 6 dhe fshati Prekaz kanë 151.844 euro borxh. Sipas drejtorit, borxhi i bizneseve është 53.753 euro, kurse borxhi i institucioneve pubklike është 30.013 euro.

 

Ndihmohen të varfrit

Njëzet familje të varfra të komunës së Skenderajt janë ndihmuar me artikuj të ndyshëm ushqimor nga vëllezërit Avdullahu nga Vranidolli i Prishtinës, pronarë të Fabrikës së Drurit “Gaterri”. Vlera totale e ndihmës është 2 mijë euro, me të cilat janë siguruar për secilën familje nga 50 kilogram miell, një pako ushqimore, sheqer, vaj, detergjent, oriz, kripë, mish dhe çaj. Habib Avdullahu, pronar i firmës së njohur “Gaterri”, tha se, ndonëse edhe rajonet të tjera kanë shumë familje të varfra, kompania e tij është përcaktuar t’u ndihmojë drenicasve. “Ne jemi përcaktuar që t’i ndihmojmë të varfrit në Drenicë, ndonëse edhe në rajone tjera ka shumë familje me gjendje të rëndë sociale. Sikur të kishte mundësi t’i ndihmonim më shumë familje do të ishte shumë më mirë, por kaq ishin mundësitë tona”, tha ai, duke thirrur bizneset të tjera të ndjekin shembullin e fabrikës së drurit “Gaterri”. Aktiviteti humanitar i vëllezërve Abdullahu për familjet skamnore të komunës së Skenderajt kishte filluar që nga ditët e para të pasluftës, si në gjëra ushqimore, ashtu edhe ndërtimin e shtëpisë, e cila iu kishte ndërtuar një familjeje në fshatin Prekaz. Edhe Haxhi Rreci nga Llausha e Skenderaj, me qëndrim të përhershëm në Gjermani, ka ndihmuar edhe sivjet pesë familje me gjendje të rëndë ekonomike, ku secila prej tyre ka përfituar nga 30 euro.

 

Komuna e Skenderajt mban dëgjimin e dytë publik

Komuna e Skenderaj ka mbajtur të martën dëgjimin e dytë publik për vitin 2009, në të cilën qytetarët e pranishëm janë njoftuar për prioritetet e komunës për tri vitet e ardhshme (2010/11/12), si dhe për projektet që janë duke u zhvilluar. Mehmet Berisha, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka përmendur projektet që do të zhvillohen gjatë vitit 2010, të cilat do të financohen nga buxheti komunal. Sipas tij janë gjithsej 28 projekte të ndryshme, vlera e të cilave arrin shumën 1,618,937 euro. Në tabelën e prezantuar, paraqiten: Plani zhvillimor Urbanistik për qytetin e Skenderaj (175 mijë euro), Rregullimi i infstrakturës në lagje e Dëshmorëve (300 mijë euro), trotuari në qendër të Runikut (39 mijë euro), rregullimi i rrugës në lagjen Qarkaj në Rakinicë (10 mijë euro), rrugët “Mujë Krasniqi” (42 mijë euro), “Miftar Bajraktari” (84 mijë), “Rasim Kiqina” (120.500 euro) dhe  “Likuiduesit e Shtabit” (212 mijë euro) dhe ujësjellësi në Prekaz,  Lubovec, Polac-Kryeshefc,Dashevc (73 mijë euro). Drejtori Berisha ka theksuar në Administratë do të investohen 34 mijë euro, me cilat do të ndërtohen zyrat e ofiqarit lokal dhe blerja e pajisjeve kompjuterike, në fushën e gjeodezisë do të shpenzohen 75 mijë euro, me të cilat parashihet eksproprijimi i tokës, incizimi i terrenit dhe blerja e kompjuterëve. Për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë ndarë 62 mijë euro, me të cilat do të zhvillohen këto projekte: rregullimi i mullinjve me ujë në Tushilë, Kopiliq dhe Kuqicë, pastaj pajisja me mjete të zorimit, përfundimi i Kullës së Ilaz Kodrës, pajisja me kompjuterë, dhe shërbime të tjera. Në arsim, sipas Berishës, do të investohen 120 mijë euro, po aq sa janë ndarë edhe për shëndetësinë. Është planifikuar që të bëhet rinovimi i ambulancave, blerja e pesë aparateve laboratorik, strehimi i të pastrehëve dhe pajisja me inventarë për administratë.  Berisha ka thënë se buxheti komunal për vitin 2010 do të jetë 6,866,454 euro, prej të cilave 4,130,539 euro janë për paga, 822,477 euro për shërbime dhe mallra, 156,500 për komunalitë, 138 mijë euro për subvencionie dhe 1,618,937 kapitalet. Ndërkaq, deri në vitin 2012 Komunën e Skenderajt ka planifikuar të investojë hiq më pak se 116,861,254 euro në gjitha fushat. “Janë një serë projektesh prioritare të komunës së Skenderajt, të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës, donacione dhe forma të ndryshme”, ka thënë drejtori i DEF-it, Mehmet Berisha. Pjesëmarrësit e këtij dëgjimi në vazhdim kanë plotësuar formularët, përmes së cilëve kanë paraqitur kërkesa për investime në ambientet ku jetojnë. Disa nga ta, si, Haki Ramadani nga Plluzhina, Kaqusha Zabeli nga Rezalla, Marigona Lushtaku nga Prekazi dhe Petrit Shabani, kanë ngritur çështjen e mungesës së kanalizimit, ujësjellësit, rrugës, hapësirave sportive, kompjuterizimin e shkollave, etj. Siç tha drejtori Berisha, do të shqyrtohet mundësia e inkorporimit të propozimeve të qytetarëve në prioritetet zhvillimore të komunës. Ai tha se disa nga to që u parashtruan nga pjesëmarrësit e këtij dëgjimi, janë duke u zhvilluar gjatë këtij viti, apo do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.16.09.2009  12:09 min

 

SHKOLLË MODERNE NË PREKAZ TË EPËRM

Për ndërtimin e saj MASHT-i ka investuar 1 milion e 90 mijë euro. Ministri Hoxhaj ka premtuar inaugurimin e dy kabineteve në Shkollën e Mesme të Ulët “Azem Bejta” në vitin e ardhshëm.
Prekaz, Skenderaj, 24 shtator – Viti i ri shkollor 2009/2010, për nxënësit e fshatrave Prekaz i Epërm dhe Mikushnicë të Komunës së Skenderajt, filloi të enjten, në godinën e re shkollore, trekatëshe, e cila u inaugurua në praninë e Jakup Krasniqit, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhës, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), strukturave komunale të Skenderajt, nxënësve, mësuesve dhe fshatarëve, të cilët kishin organizuar gazmend me rastin e përurimit të Shkollës së Mesme të Ulët “Azem Bejta”. Për ndërtimin e kësaj shkolle e cila ka 4500 metra katrorë, 800 nxënës, 40 mësimdhënës dhe 10 punëtorë teknik, MASHT-i ka ndarë 1 milion e 90 mijë euro. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ndër tjera thekoi: “Bashkëkombësit tanë, jo fortë moti sa herë ka qenë nevoja për të folur për këtë vend, për këtë tokë, ata kanë ditur të flasin dhe të na sjellin këtu ku jemi sot. Shumë lëvdata, për të mos thënë lëvdatat më të mëdha u shkojnë atyre brezave dhe atyre burrave që me jetën e tyre, me gjakun e tyre bënë që ne të ndërtojmë dhe ta ndryshojmë jetën tonë. Ky ndryshim i jetës sonë askund nuk shihet më mirë se këtu”. Krasniqi tha se ky objekt më së miri tregon ndryshimet e thella që kanë ndodhur në Kosovë, që ka ndodhur në Drenicë, në Prekazin e lavdive dhe të trimërive tradicionale. Ai porositi gjeneratat e reja që me guxim dhe vendosmëri të marrin dije të reja, në mënyrë që ta çojnë vendin përpara. Ndërkaq, ministri Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës çdo ditë është duke bërë përurime të shkollave të reja anekënd Kosovës, ndërsa është duke bërë përpjekje maksimale që ta ndërtojë një sistem të ri arsimor. “Ne si qeveri e Kosovës, çdo ditë bëjmë përurimin e shkollave të reja anekënd Kosovës, meqë jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta ndërtojmë një sistem të ri arsimor. Mirëpo përurimi i kësaj shkolle në Prekaz, në këtë vend të veçantë, është përurim i veçantë jo vetëm për këtë fshat, jo vetëm për këtë komunë, por për Kosovën dhe për gjithë qytetarët e saj”, ka thënë i pari i MASHT-it. Ai ka theksuar se nga ky vend ka lindur liria e Kosovës, dhe liria ka lindur në zemrat dhe mendjet e banorëve të Prekazit. Me ndërtimin e kësaj shkolle të re, shtoi ministri, dhe nga ky vend do të lind fuqia e ardhshme e Kosovës, e cila fuqi bazohet në dituri, në arsim dhe zhvillim ekonomik. “Jemi në një vend i cili çdo herë ka frymëzuar Kosovën dhe mbarë shqiptarët në Ballkan për trimëri të tij. Jemi në një vend, i cili është shquar me kullat e tij, në një vend, i cili në të ardhmen do të shquhet me shkollën e tij të re dhe me kuadro të reja të arsimuara”, shtoi ministri Hoxhaj, duke kërkuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit të fokusohen në një mësim i cili bazohet në parim: Të mësojmë për të ditur, mësojmë për të vepruar, mësojmë për ta ndryshuar vetveten tonë, të mësojmë për ta ndryshuar Kosovën, ndërsa ndryshimi i Kosovës, liria e Kosovës pikërisht ka buruar nga ky vend. Ministri ka premtuar se në vitin 2010 do të inaugurohen dy kabinete të reja të teknologjisë informative në Shkollën “Azem Bejta” në Prekaz. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, duke fol për kohërat e këqija nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, tha se t’u hapësh para lufte shkolla shqiptarëve konsiderohej gjë e rrezikshme nga regjimet e huaja, prandaj gjenerata të tëra nuk reshtën së kërkuari, krahas lirisë edhe shkollimin në gjuhen amtare. “Falë përpjekjeve shekullore të brezave të tërë, falë gjakut të derdhur për liri, ky brez më në fund arriti ta ketë shtetin e vet të pavarur, të ndërtojmë shkolla, spitale, fabrika dhe rrugë”, tha kreu i Skenderajt, duke shtuar se përurimi kësaj shkolle, e cila mban emrin e një simboli të vërtetë të luftës dhe qëndresës për liri, është gëzim i madh për të gjithë. Në Prekazin e kullave të qëndresës, siç tha Lushtaku, sot shquhet objekti modern i shkollës, i cili do të rrezatojë dije, kulturë e edukim. Ky objekt bashkëkohor i shkollës do të ofrojë më shumë mundësi për mësim, që niveli i edukimit të ngritet në nivel të dëshiruar. Kryetari Lushtaku ka uruar që nga kjo shkollë të dalin nxënës të denjë për universitet e të bëhen kuadro të dobishëm për atdheun. Një historik të shkurtër të shkollës në Prekaz e paraqiti drejtori Nezir Rama, i cili tha se themelet e para të shkollës fillore “Azem Bejta” në Prekaz datojnë që nga viti 1927, me një numër relativisht të vogël të nxënësve, i cili kohë pas kohe rritej. “Nga kjo vatër e arsimit kanë dalë shumë gjenerata, të profileve të ndryshme, si mësues, mjek, inxhinierë, doktor shkence, por edhe figura të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, si Adem Jashari, Ilaz Kodra, Tahir Mehaj, etj”, tha drejtori i shkollës “Azem Bejta”. Ai përmendi edhe gjeneratën e mësuesve që kanë dhënë mësim në këtë shkollë, ndër të cilët ishte Shaban Jashari, që u largua nga UDB-ja jugosllave nga procesi mësimor, për shkak të ideve të tij patriotike. “Shkolla jonë numëron rreth 800 nxënës të shpërndarë në 30 paralele, për edukimin e të cilëve kujdesën 40 mësimdhënës dhe 10 punëtorë teknikë dhe administrativ. Shkolla e vjetër nuk ka plotësuar as për së afërmi nevojat dhe kushtet e domosdoshme higjeno-teknike dhe as për një mësim cilësor dhe bashkëkohor. Me ndërtimin e kësaj shkolle të re, do të bëhet një kthesë me sigurimin e cilësisë dhe arsimimit të duhur të nxënësve,  dhe për këtë meritat i ka Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit”, tha drejtori Rama, i cili shtoi se drejtoria e shkollës dhe arsimtarët do të rrisin angazhimet e tyre edhe më tepër që këtë investim ta kthejnë në cilësi të mësimëdhënies dhe mësimnxënjës që është edhe prioritet i MASHT-it. Para prerjes se shiritit përurues, Drejtoria e Arsimit në Skenderaj i ndau mirënjohje ministrit Enver Hoxhaj për kontributin e tij në ndërtimin e shkollës, si dhe kompanisë “R&Rukolli” e cila ka përfunduar ndërtimin e saj një muaj e gjysmë para afatit të paraparë. Ndërsa, për të prerë shiritin u ftuan kryeparlamentari Krasniqi, ministri Hoxhaj, kryetari Lushtaku dhe Luzlim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Jeton Rushiti

Top Panel

 

 

 

 

www.RADIO-DRENICA.NET 107.6 FM
Valdano lavdëron Kakanë, e mbron Ronaldon PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
SATURDAY, 09 AUGUST 2008 07:49
  Drejtori i përgjithshëm i Realit të Madridit, ka folur për dy yjet e reja të skuadrës madrilene, Kaka dhe Ronaldo. Valdano ka lavdëruar brazilianin Kaka, duke e krahasuar atë me legjendën e basketbollit amerikan, Majkëll Xhordan. Valdano është i mahnitur me faktin që Kaka përkundër shumë trofeve të fituar, ende ka motiv të madh për trofe të tjerë. "A ka një uri natyrale dhe që e bënë atë të veçantë. Pikërisht, ashtu sikur Majkëll Xhordan. Kur ai fitoi gjashtë tituj kampioni në NBA, ende ishte i uritur për sukses. Ata të dy janë njerëz, të cilët kanë ndërtuar një ndjenjë të konkurrencës dhe kjo ua mundëson që të mbesin në nivelin më të lartë më gjatë se sa zakonisht tek sportistët e tjerë", ka theksuar Valdano. Në fakt, Kaka duke luajtur në fanellën e Milanit ka fituar titullin e kampionit në Serie A, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës me Brazilin. Ndërkohë për Kristiano Ronaldon, Valdano ka thënë se ai ndjen ankth kur luan, por sipas tij në një fazë të tillë kishte kaluar edhe Zinedin Zidani kur ishte transferuar në Madrid. "Ne një gjë të tillë e pamë edhe te Zidani. Kristiano mund të ketë disa shenja ankthi kur luan, sepse është një profesionist i vërtet dhe gjithmonë dëshiron të jetë më i mirë", ka thënë Valdano. Ndonëse Ronaldo deri më tash ende nuk e ka arsyetuar investimin prej 94 milionë euro që bëri Reali për ta transferuar nga Mançester Junajtedi, Valdano është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshjen e parë ndaj Deportivo La Korunjës (3:2) dhe është i bindur se shumë shpejt Ronaldo do ta rizbulojë formën e tij më të mirë. "Më pëlqeu loja e Kristianos në ndeshjen e parë. Ai shënoi nga penalltia dhe kishte disa veprime të mira. Nëse kemi durim të presim disa ndeshje, atëherë do të shohim se kush është vërtet Kristiano Ronaldo", ka përfunduar Valdano.

11 shtator 2009 - 12:55:45
LAST_UPDATED2
 
Van Nistelroi: Mund të kaloj te Roma PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
MONDAY, 11 AUGUST 2008 22:13
  Ish-sulmuesi i PSV Aindhovenit dhe Mançester Junajtedit, Rud van Nistelroi është duke shqyrtuar mundësinë për të braktisur Realin e Madridit. Holandezi ka paralajmëruar se ai gjatë afatit kalimtar të dimrit mund të kalojë në Romë, me qëllim që të shpëtojë karrierën e tij. "Nëse Reali i Madridit vazhdon të më lë jashtë skuadrës, atëherë unë do t'i shqyrtoj mundësitë tjera. Roma është duke më kërkuar dhe ndoshta do të jetë zgjidhje e mirë për mua në janar", ka theksuar Nistelroi për "Il Corriere dello Sport".

11 shtator 2009 - 12:32:20
LAST_UPDATED2
 
Defoe i ngazëllyer me dy golat e shënuar PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
TUESDAY, 12 AUGUST 2008 09:26

 Jermain Defoe, Foto: AP

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, është i ngazëllyer me dy golat e shënuara në ndeshjen e mbrëmshme, të cilat ndihmuan kombëtaren angleze të nxjerrë barazim përballë asaj holandeze.

“Mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë për Anglisë. Paraqitja jonë ishte e mirë dhe mendoj se kjo ishte ajo që kërkonte menaxheri”, ka thënë Defoe.

“Në pjesën e parë mendova se ishin ca pa fat me golat që pranuam, por në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, treguam një shpirt të mirë dhe merituam rezultatin”, ka shtuar sulmuesi anglez.

Postuar: 10:50 / 13 Gusht 2009
LAST_UPDATED2
 
Cana: Duhet të besojmë te kombëtarja PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
SUNDAY, 10 AUGUST 2008 23:15

 

 Mesfushori kosovar, Lorik Cana. Foto: Francefootball

Shtylla e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është edhe më optimist për kombëtaren pas fitore së thellë prej 6-1 në miqësoren e mbrëmshme përballë Qipros.

Cana luajti 73 minuta dhe u largua pasi kuqezinjtë avanconin 5-1, duke marrë duartrokitjet e tifozëve dhe vlerësimin pozitiv nga stafi teknik.

“Duhet të besojmë te kjo kombëtare, sepse lojtarët që janë dhe këta që po vijnë, po tregojnë dëshirë të madhe. Trajneri Kuzhe ka një plan afatgjatë për të qenë të suksesshëm”, ka thënë Cana.

“Përkushtimi është maksimal nga të gjithë, ndaj nuk ka arsye pse të mos shpresojmë në edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet zyrtare me Danimarkën dhe Suedinë”, ka shtuar përforcimi i ri i Sunderlandit.

Cana së fundi tha për mediat shqiptare se në Ligën Premier ai shihet si “Beckhami shqiptar”.

Postuar: 12:26 / 13 Gusht 2009 |
LAST_UPDATED2
 
Më shumë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga Administrator   
MONDAY, 11 AUGUST 2008 15:14

Prishtina nuk ushtron sovranitetin në veri

 Foto: Getty Images

Në një raport të publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike (IHPP) në Londër theksohet se autoritetet e Kosovës nuk e shtrijnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit dhe se gjendja aktuale përbën një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në raportin e radhës alarmon për situatën në Kosovë dhe për dështimet e faktorit ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në detajet e tij, raporti fokusohet në veri, për të cilën thotë se ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo Prishtina.

Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit.

Duke kërkuar nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në rastin e shtet ndërtimit të Kosovës, në raport jepen edhe disa rekomandime ku tregohet se si nuk duhet të bëhen gabime tjera.

"Shtet ndërtimi është detyrë fundamentale politike që kërkon vendime politike, rreth pushtetit dhe burimeve. Ky është një problem për organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si NATO, OKB, BE dhe OSBE të cilat janë të angazhuara në aktivitetet shtet formuese", thuhet të raport. /qik/

Postuar: 10:11 / 26 Tetor 2009 |
LAST_UPDATED2
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 Pasuese > Fund >>

Faqe 5 nga 7

Ol shownews

Flash

Dita juaj fillon me Radio Drenicen

WWW.radio-drenica.net

Skema programore

07:00-10:30 Programi informativ i mengjesit "Miremengjesi Drenice!"                                             10:30-11:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
11:00-12:00 Hiti i dites
12:00-12:05 Lajmet
12:05-13:30 Ritransmetimi i emisionit te urimeve
13:30-14:00 Muzike popullore
14:00-14:30 Muzike zbavitese
14:30-15:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
150:00-15:05 Lajmet
15:05-15:15 Editoriali i dites
15:15-15:30 Pak muzike
15:30-18:00 Deshirat e degjuesve
18:00-20:00 Urimet dhe pershendetjet
20:00-20:30 Marketing te shoqeruar muzike te huaj
20:30-22:00 Muzike te zgjedhur
22:00-00:00 Programi i nates
00:00-07:00 Muizke (te lehte, popullore, rapsodike, marketing, muzike klasike, muzike te vjeter qytetare.

 

Marketing

Shtetet qe kane njohur pavaresine e Kosoves

Costa Rica Recognition text (February 17, 2008)

United States Recognition text (February 18, 2008)

France (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Afghanistan Recognition text (February 18, 2008)

Albania Recognition text (February 18, 2008)

Turkey Recognition text (February 18, 2008)

United Kingdom (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Australia Recognition text (February 19, 2008)

Senegal Recognition text (February 19, 2008)

Germany (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Latvia (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Denmark (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Estonia (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Italy (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Luxembourg (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Peru Recognition text (February 22, 2008)

Belgium (EU) Recognition text (February 24, 2008)

Poland (EU) Recognition text (February 26, 2008)

Switzerland Recognition text (February 27, 2008)

Austria (EU) Recognition text (February 27, 2008)

Ireland (EU) Recognition text (February 29, 2008)

Sweden (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Netherlands (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Iceland Recognition text (March 5, 2008)

Slovenia (EU) Recognition text (March 5, 2008)

Finland (EU) Recognition text (March 7, 2008)

Japan Recognition text (March 18, 2008)

Canada Recognition text (March 18, 2008)

Monaco Recognition text (March 19, 2008)

Hungary (EU) Recognition text (March 19, 2008)

Croatia Recognition text (March 19, 2008)

Bulgaria (EU) Recognition text (March 20, 2008)

Liechtenstein Recognition text (March 25, 2008)

Korea, Rep. Recognition text (March 28, 2008)

Norway Recognition text (March 28, 2008)

Marshall Islands Recognition text (April 17, 2008)

Nauru Recognition text (April 23, 2008)

Burkina Faso Recognition text (April 24, 2008)

Lithuania (EU) Recognition text (May 6, 2008)

San Marino Recognition text (May 11, 2008)

Czech Republic (EU) Recognition text (May 21, 2008)

Liberia Recognition text (May 30, 2008)

Sierra Leone Recognition text (June 13, 2008)

Colombia Recognition text (August 6, 2008)

Belize Recognition text (August 7, 2008)

Malta (EU) Recognition text (August 21, 2008)

Samoa Recognition text (September 15, 2008)

Portugal (EU) Recognition text (October 7, 2008)

Montenegro Recognition text (October 9, 2008)

Macedonia Recognition text (October 9, 2008)

United Arab Emirates Recognition text (October 14, 2008)

Malaysia Recognition text (October 30, 2008)

Micronesia, Fed. Sts. Recognition text (December 5, 2008)

Panama Recognition text (January 16, 2009)

Maldives Recognition text (February 19, 2009)

Palau Recognition text (March 6, 2009)

Gambia, The Recognition text (April 7, 2009)

Saudi Arabia Recognition text (April 20, 2009)

Comoros Recognition text (May 14, 2009)

Bahrain Recognition text (May 19, 2009)

Jordan Recognition text (July 8, 2009)

Dominican Republic Recognition text (July 11, 2009)

New Zealand Recognition text (November 11, 2009)

Malawi Recognition text (December 16, 2009)

Mauritania Recognition text (January 12, 2010)

Swaziland Recognition text (April 12, 2010) 

Lajmet

Dita juaj fillon me Radio Drenicen

WWW.radio-drenica.net

Flash

Skema programore

07:00-10:30 Programi informativ i mengjesit "Miremengjesi Drenice!"                                             10:30-11:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
11:00-12:00 Hiti i dites
12:00-12:05 Lajmet
12:05-13:30 Ritransmetimi i emisionit te urimeve
13:30-14:00 Muzike popullore
14:00-14:30 Muzike zbavitese
14:30-15:00 Marketing te shoqeruar me muzike te huaj
150:00-15:05 Lajmet
15:05-15:15 Editoriali i dites
15:15-15:30 Pak muzike
15:30-18:00 Deshirat e degjuesve
18:00-20:00 Urimet dhe pershendetjet
20:00-20:30 Marketing te shoqeruar muzike te huaj
20:30-22:00 Muzike te zgjedhur
22:00-00:00 Programi i nates
00:00-07:00 Muizke (te lehte, popullore, rapsodike, marketing, muzike klasike, muzike te vjeter qytetare.

 

Marketing

KF DRENICA

Shtetet qe kane njohur pavaresine e Kosoves

Costa Rica Recognition text (February 17, 2008)

United States Recognition text (February 18, 2008)

France (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Afghanistan Recognition text (February 18, 2008)

Albania Recognition text (February 18, 2008)

Turkey Recognition text (February 18, 2008)

United Kingdom (EU) Recognition text (February 18, 2008)

Australia Recognition text (February 19, 2008)

Senegal Recognition text (February 19, 2008)

Germany (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Latvia (EU) Recognition text (February 20, 2008)

Denmark (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Estonia (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Italy (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Luxembourg (EU) Recognition text (February 21, 2008)

Peru Recognition text (February 22, 2008)

Belgium (EU) Recognition text (February 24, 2008)

Poland (EU) Recognition text (February 26, 2008)

Switzerland Recognition text (February 27, 2008)

Austria (EU) Recognition text (February 27, 2008)

Ireland (EU) Recognition text (February 29, 2008)

Sweden (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Netherlands (EU) Recognition text (March 4, 2008)

Iceland Recognition text (March 5, 2008)

Slovenia (EU) Recognition text (March 5, 2008)

Finland (EU) Recognition text (March 7, 2008)

Japan Recognition text (March 18, 2008)

Canada Recognition text (March 18, 2008)

Monaco Recognition text (March 19, 2008)

Hungary (EU) Recognition text (March 19, 2008)

Croatia Recognition text (March 19, 2008)

Bulgaria (EU) Recognition text (March 20, 2008)

Liechtenstein Recognition text (March 25, 2008)

Korea, Rep. Recognition text (March 28, 2008)

Norway Recognition text (March 28, 2008)

Marshall Islands Recognition text (April 17, 2008)

Nauru Recognition text (April 23, 2008)

Burkina Faso Recognition text (April 24, 2008)

Lithuania (EU) Recognition text (May 6, 2008)

San Marino Recognition text (May 11, 2008)

Czech Republic (EU) Recognition text (May 21, 2008)

Liberia Recognition text (May 30, 2008)

Sierra Leone Recognition text (June 13, 2008)

Colombia Recognition text (August 6, 2008)

Belize Recognition text (August 7, 2008)

Malta (EU) Recognition text (August 21, 2008)

Samoa Recognition text (September 15, 2008)

Portugal (EU) Recognition text (October 7, 2008)

Montenegro Recognition text (October 9, 2008)

Macedonia Recognition text (October 9, 2008)

United Arab Emirates Recognition text (October 14, 2008)

Malaysia Recognition text (October 30, 2008)

Micronesia, Fed. Sts. Recognition text (December 5, 2008)

Panama Recognition text (January 16, 2009)

Maldives Recognition text (February 19, 2009)

Palau Recognition text (March 6, 2009)

Gambia, The Recognition text (April 7, 2009)

Saudi Arabia Recognition text (April 20, 2009)

Comoros Recognition text (May 14, 2009)

Bahrain Recognition text (May 19, 2009)

Jordan Recognition text (July 8, 2009)

Dominican Republic Recognition text (July 11, 2009)

New Zealand Recognition text (November 11, 2009)

Malawi Recognition text (December 16, 2009)

Mauritania Recognition text (January 12, 2010)

Swaziland Recognition text (April 12, 2010) 


 

Tifozat

 

Lider ne tregun vendor 

Unikale

CB Login

DESING BYILIRIAHOST
HOSTIGN by ILIRIAHOST